PD dhuron fondet e pritjes së 11 Dhjetorit për të prekurit nga tërmeti – A2

PD dhuron fondet e pritjes së 11 Dhjetorit për të prekurit nga tërmeti

Partia Demokratike ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet me rastin e 11 dhjetorit, ditës së themelimit të saj dhe fondet e parashikuara për këtë datë të rëndësishme të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit

“Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike”, shkruhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Pas rënies së tërmetit, PD njofton se ka anuluar disa aktivitete për t’iu përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzve në emergjencë.