PD Durrës: Prej dy javësh asnjë inspektim për banesat e dëmtuara – A2

PD Durrës: Prej dy javësh asnjë inspektim për banesat e dëmtuara

Banorë të lagjes nr. 18 në Durrës kanë deklaruar se dy javë pas tërmetit, askush nuk u ka ardhur që të vlerësojë me seriozitet banesat e tyre që kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet e 26 nëntorit.

Këto deklarata, banorët i kanë bërë gjatë vizitës në këtë zonë të kryetarit të degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Në lidhje me situatën, kreu i degës së PD të Durrësit u shpreh se administrata lokale është trajnuar që t’u shërbejë pushtetarëve dhe jo qytetarëve dhe se, sipas tij, e vetmja porosi e kryeministrit për Këshillin Bashkiak të Durrësit në këtë gjendje të jashtëzakonshme ishte të zgjidhnin njeriun e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit.