Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Po fluturonte drejt Antarktidës, rrëzohet aeroplani ushtarak me 38 persona

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 11:15 | Bota

Po fluturonte drejt territoreve të akullta të Antarktidës, por në mes të udhëtimit aeroplani Hercules C-130 u zhduk nga radarët e ushtrisë kiliane.

Mjeti fluturues, më i përdoruri nga ushtritë perëndimore për transportin e trupave, sipas informacioneve kishte në bord 38 persona, 17 pjesë e ekuipazhit dhe 21 pasagjerë.

Sipas autoriteteve ushtarake “sasia e karburantit e bën të qartë faktin se aeroplani tashmë është rrëzuar”.  

“Hercules” ishte drejtuar drejt një baze kiliane në Antarktidë, ku një pjesë e pasagjerëve ishin teknikë që do të riparonin tubacionet e karburantit të bazës, ndërkohë që mes tyre ishin edhe disa hulumtues nga Universiteti i Magallanës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë