Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Pronari surprizon me 10 milionë dollarë 198 punonjësit për festat e fundvitit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 21:51 | Lifestyle

Punonjësit e një firme për pasuritë e paluajtshme, me qendër në Baltimore patën një surprizë të mrekullueshme në festën e organizuar nga kompania me rastin e festave të fundvitit.

Bosi i tyre, Edward St. John, themeluesi i kompanisë “St. John Properties” i la pa fjalë të 198 punonjësit e tij duke iu dhënë në dorë gjatë festës një zarf të kuq, brenda të cilëve kishte shpërblime që në total arrinin shifrën e 10 milionë dollarëve.

Punonjësit i hapën zarfet në të njëjtin moment dhe kishte nga ata që brenda tij gjetën një çek që arrinte deri në 270 mijë dollarë si shpërblim. Bonuset mes punonjësve u shpërndanë në bazë të vjetërsisë në punë.

“Për të festuar arritjen e qëllimit tonë, ne donim t’i shpërblenim punonjësit tanë në një mënyrë të veçantë që do të ndikonte në jetën e tyre. U jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë”, u shpreh pronari i kompanisë Edward St. John.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani