Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Propozimet e mazhorancës për mekanizmin zhbllokues në Gjykatën Kushtetuese, reagon Presidenti Meta

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 13:24 | Politikë

Presidenti Ilir Meta reagoi lidhur me amendamentet ligjore të mazhorancës, përmes të cilave ajo synon të krijoje një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

Pasi doli nga Prokuroria e Tiranës dhe u pyet nga A2 për këtë çështje, Meta u përgjigj: “Presidenti i Republikës është me mision dhe nuk provokohet nga cic-mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar Presidentin dhe popullin e Shqipërisë për t’u marrë me çështje të tjera, ta ketë të qartë se Presidenti e di mirë detyrën e tij dhe është i ndërgjegjshëm për misionin e tij”.

Në lidhje me thirrjen në Prokurori, Meta theksoi: “Jam këtu në përgjigje të ftesës nga prokuroria, pas kallëzimit penal që kam bërë për Ardian Dvoranin, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje prej tij: shpërdorim detyre dhe përvetësim kompetence dhe të titullit shtetëror. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumentave që kishim dorëzuar. Rasti është tmerrësisht flagrant, shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Kjo është provë e madhe për të ardhmen e Reformës në Drejtësi. Kushtetuta e thotë shumë qartë se “Kushtetuta është ligji më i lartë i Republikës” dhe se “dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtërdrejtë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Unë kam zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dispozitat kushtetuese”.

“Të gjitha provat e depozituara deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj Ardian Dvoranit. Kjo është çështje që askush nuk mund t’i shmanget. Ne jemi të qetë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë sepse është rast flagrant”, shtoi Presidenti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani