Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Salianji pas pretencës: Kjo është drejtësia e vjetër, nuk më frikësojnë dot

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 14:38 | Politikë
Salianji pas pretencës: Kjo është drejtësia e vjetër,

Pasi mësoi pretencën e prokurorisë, ku u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për të, Ervin Salianji e cilësoi një sulm politik ndaj tij atë që ndodhi në sallën e gjyqit. “Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re, pati vetëm një devijim të çështjes, nga trafik ndërkombëtar droge i vëllait të ish-ministrit, drejt një gajasmë pretence ku Prokuroria bëhet palë me llumin, por pa diskutim që asnjë intrigë nuk ia del të mposhtë të vërtetën”, tha ai.

“E sigurt është që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg që po kryen dënimin, ish-ministrin, vëllain e tij, të larguar nga detyra, dhe një prokurori që lexoi fiks atë që tha Kryeministri”.

https://a2news.com/2019/12/10/prokuroria-jep-pretencen-per-dosjen-babale/

Salianji kujtoi që dy prokurorët e parë që u morën me çështjen e tij u larguan nga vetting-u, ndërsa tha se edhe dy të tjerët që dhanë pretencën ndaj tij janë pjesë e drejtësisë së vjetër. “Kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin e korrupsionit. Dënimi im është kërkuar që në momentin që e kam bërë publik këtë rast. Askush nuk do t’ia dalë të më frikësojë”, u shpreh ai.

Ndërsa nënkryetari i PD, Edmond Spaho, tha se nuk kishte asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë. “Një akuzë politike, e montuar dhe qesharake. Nga sa kuptuam nga veprimet e Prokurorisë, viktima kryesore e këtyre ngjarjeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Hysenaj, shërbëtor besnik i mazhorancës, i cili mendon të kalojë vetting-un duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj”, tha Spaho. “Kjo prokurori do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafaj brenda 24 orësh në Itali, do të duhet të kishte hetuar ekspertizën që kishte bërë gjoja Kryeministri ku deklaroi se ishte regjistrim fals”.

https://a2news.com/2019/12/10/dosja-babale-agron-xhafaj-eshte-ne-burg-sot-pretenca-per-salianjin/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani