Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Zyrtare, derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin Kombëtar

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 16:38 | Futboll
Zyrtare, derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin Kombëtar

Pritja dhe ankthi përfunduan. Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës do të luhet në stadiumin Kombëtar.

Pas inaugurimit në sfidën me Francën, impianti më modern në vend do të presë edhe ndeshjen e parë të kampionatit.

Zyrtarizimi erdhi nga klubi i Partizanit, që është edhe skuadra organizatore. Të kuqtë njoftuan se takimi i së premtes, më 13 dhjetor, në orën 19:00, do të luhet pikërisht në impiantin më modern në vend.

Një mënyrë për ta kthyer supersfidën e kryeqytetit në një festë madhështore. 22 mijë vende në dispozicion për spektatorët, kushte që nuk janë parë asnjëherë në futbollin shqiptar, për një duel që përpos spektaklit në fushën e lojës, premton mbi të gjitha spektakël në tribuna.

Në fund fiton futbolli, për një përballje që gjithmonë ka shërbyer si kartëvizitë e Kategorisë Superiore, ndërsa tani do ta kalojë kampionatin në një tjetër dimension, për skuadrat, tifozët dhe për imazhin e garës.

Rivaliteti do të jetë edhe më i bukur, në një sfidë ku Partizani vjen si kryesues i kampionatit, por në radhët e kampionëve ende nuk janë plotësisht të bindur për trajnerin Lerda, pas luhatjeve të të kuqve në lojë dhe rezultate. Në anën tjetër, edhe pse është ende pa trajner, Tirana do të kërkojë që të mposhtë rivalët historikë për herë të parë në afër gjashtë vjet, për t’u prishur festën në stadiumin e ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë