Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat zyrtare për shkarkim, Trump reagon ndaj demokratëve: Çmenduri politike

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 14:19 | Bota
Akuzat zyrtare për shkarkim, Trump reagon ndaj demokratëve:

Presidenti amerikan përballet me dy artikuj për shkarkim në Dhomë e Deputetëve, por ndihmësit e Donald Trump shprehen se ai është i pastër lidhur me çfarë e pret. Një votim për shkarkim është thuajse i sigurt në Dhomën e Deputetëve dhe do të pasohet me një gjyq në Senat, ndërsa Shtëpia e Bardhë mund të thërrasë dëshmitarët e saj nga familja Biden deri tek informatori sekret i inteligjencës amerikane.

 “Ata ngritën dy artikuj, dhe sinqerisht janë akuza shumë të dobëta. Mendoj se Demokratët, nuk do ta votojnë pasi ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, deklaroi presidenti amerikan.

Megjithatë presidenti e nisi ditën nga rrjeti social i preferuar. “Të shkarkoni një president që ka provuar përmes rezultateve, përfshirë krijimin e ekonomisë më të fortë në historinë e vendit tonë, një nga presidencat më të suksesshme ndonjëherë, dhe më e rëndësishmja, që nuk ka bërë asgjë të gabuar, është dukshëm një çmenduri politike”, deklaroi Trump në Twitter.

Sa për gjyqin në Senat, shefi i stafit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, që nuk ka dëshmuar në Kongres, thotë se i takon presidentit të vendosë nëse do të marrë pjesë. 

https://a2news.com/2019/12/10/hetimi-kunder-trump-demokratet-zbulojne-akuzat-zyrtare-ndaj-presidentit/

Pikërisht ndalimi që dëshmitarët të merren në pyetje nga Kongresi ka bërë që demokratët të shtyjnë përpara akuzat zyrtare kundër presidentit për shkarkimin e tij.

 “Pse mos ta lejojmë atë që të manipulojë edhe njëherë zgjedhjet? Pse mos ta lejojmë atë që të ketë ndihmë nga jashtë edhe njëherë? Këto janë argumentet që na nxisin të veprojmë”, tha Adam Schiff, kreu i Komisionit të Inteligjencës. Ndërkohë, strategjia e Shtëpisë së Bardhë është që të konsiderojë të kotë punën e ligjvënësve demokratë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë