Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasadorët e BE dhe SHBA në zyrën e Kryeprokurorit të sapozgjedhur

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 17:06 | Aktualitet
Ambasadorët e BE dhe SHBA në zyrën e Kryeprokurorit të

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se zgjedhja e Çelës në këtë post është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.

"Së bashku me Leyla Moses-Ones takuam Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. Ne diskutuam prioritetet kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin e rëndësishëm të hetimeve proaktive financiare, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Çela është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE", shkruan Soreca në Twiter.

Ndërkohë, ambasada e SHBA shkruan se Leyla Moses-Ones përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani