As Mourinho nuk ia del ndaj Bayern-it – A2

As Mourinho nuk ia del ndaj Bayern-it

Data 1 tetor e këtij viti është një nga ditët më të errëta në historinë e Tottenham kur u mposht në shtëpi 2-7 nga gjermanët e Bayern.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, londinezët u rikthyen sërish kundër kampionëve të Gjermanisë, por me një strateg në krye të stolit. Megjithatë, as Mourinho nuk ia doli të paktën të mos dilte i pamposhtur nga Bayern.

Nën drejtimin e Flic, Bayern arriti ta fitojë këtë ndeshje 3-1 edhe pse të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin.

Coman realizoi golin e parë, ndërsa Sessegnon barazoi përkohësisht rezultatin. Në fundin e pjesës së parë, Muller i dha avantazhin Bayern-it, ndërsa Coutinho e vulosi atë në 3-1.

Bayerni e mbylli grupin me 6 pikë të plota, ndërsa në vendin e dytë u rendit Tottenham. Grekët e Olimpiacos do të vijojnë tashmë aventurën e tyre në Europa League pasi u renditën në vendin e tretë.