Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Caktohet seanca e parë e Kuvendit të ri të Kosovës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 18:48 | Kosova
Caktohet seanca e parë e Kuvendit të ri të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për shtyp, ka thërritur që seanca e parë e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të mbahet më 24 dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Mbledhja e parë e Parlamentit të ri mbahet 3 ditë përpara përfundimin të afatit një mujor pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli