Charlize Theron, Margot Robbie dhe Nicole Kidman shkëlqejnë në premierën e filmit të tyre të ri – A2

Charlize Theron, Margot Robbie dhe Nicole Kidman shkëlqejnë në premierën e filmit të tyre të ri

Protagonistet e filmit “Bombshell”, Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie, ndriçuan edhe më shumë tapetin e kuq, në premierën e filmit ku luajnë si protagoniste, të martën në Los Anxhelos.

Filmi “Bomba”, një dramë politike rreth një grupi femrash që vendosin t’i kundërvihen shefit të Fox News Roger Ailes dhe atmosferës toksike të shkaktuar nga ngacmimet seksuale në vendin e punës në rrjetin televiziv amerikan. Në film tregohen ngjarjet e skandalit që shpërtheu në vitin 2016, kohë kur CEO Roger Ailes dha dorëheqjen.

Charlize Theron luan ish-moderatoren e Fox News, Megyn Kelly, e cila pretendon se shefi i saj, Ailes, e ka ngacmuar seksualisht në nisje të karrierës te Fox, por fillimisht ajo nuk e kishte kuptuar se po ngacmohej.

Nicole Kidman luan Gretchen Carlson, një tjetër gazetare e Fox News e cila ngriti padi ndaj Ailes për ngacmim seksual. Ndërsa Margo Robbie luan Kayla Pospisil, një personazh fiktiv, që supozohet të personifikojë të gjitha femrat të cilat nuk janë ndjerë të sigurta mjaftueshëm sa për të treguar historitë e tyre me ngacmimet seksuale.