Kreu i KED merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

dvorani prokurori 600x338

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani shkoi sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Presidentit Ilir Meta ndaj tij.

Kreu i Shtetit ka paditur Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave” në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dje ishte Meta ai që dha dëshminë e tij në prokurori.