Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mësimi në Durrës, prindërit: Me turne dhe i lodhshëm për fëmijët

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 13:36 | Sociale
Mësimi në Durrës, prindërit: Me turne dhe i lodhshëm

Mijëra nxënës të shkollave 9 vjeçare në Durrës kanë filluar mësimin që nga e hëna e kaluar. Pranë shkollave të dëmtuara nga tërmeti nxënësit mblidhen dhe transportohen me autobusë të vendosur nga Bashkia në godina të tjera ku zhvillohet mësimi me turne.

Shtatë mijë nxënësve të arsimit parauniversitar në qytetin bregdetar u duhet që përveç që ta ushtrojnë mësimin pasditeve, të udhëtojnë nga një shkollë në tjetër, duke krijuar kaos në lëvizjet e tyre por jo vetëm. Prindërit ankohen për efikasitetin e spostimit të tyre si dhe për atë të ushtrimit dhe dhënien e mësimit.

Por ka edhe prindër që tregojnë se përse shkollat që janë në rikonstruksion prej më shumë se një viti ende nuk kanë përfunduar.

Gjithsesi prindërit dhe nxënësit kanë pranuar këtë zgjidhje, me shpresën që të mos  jetë e gjatë, sa për lodhjen fizike ashtu edhe për efektivitetin e të zhvilluarit mësim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë