Një SUV i ri nga Chevrolet, 50 000 $ për 420 kuaj fuqi – A2

Një SUV i ri nga Chevrolet, 50 000 $ për 420 kuaj fuqi

General Motors ka zbuluar të martën dy versionet e reja SUV të Chevrolet, Tahoe dhe Suburban, në të cilat gjithçka është më e madhe.

Modelet Tahoe dhe Suburban janë identike, me një ndryshim në madhësinë e hapësirës në modelin Suburban. Modeli Tahoe 2021 është 17 centimetra më i gjatë, dhe ka 66% më shumë hapësirë në bagazh.

Të dy versionet do të nxirren në shitje me motor me 8 pistona me benzinë, me fuqi motorike që varion nga 355 deri në 420 kuaj fuqi. Për herë të parë, këto dy modele do të ofrohen edhe me një motor me naftë, me 6 pistona. Të dy makinat do të fillojnë të shiten nga mesi i vitit 2020 me një çmim që fillon te 50 mijë dollarë.