Pas çmimit Nobel, Peter Handke, non grata në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë – A2

Pas çmimit Nobel, Peter Handke, non grata në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë

MB HANDKE NON GRATA frame 750 1100x620

Kosova dhe Bosnja-Hercegovina shpallin “non grata” shkrimtarin austriak Peter Handke, pas ceremonisë së dorëzimit të çmimit Nobel.

Me një postim në “Facebook”, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoi vendimin kundër nobelistit, duke nënvizuar se mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është një krim i tmerrshëm.

Të njëjtin vendim e ka marrë edhe Bosnje Hercegovina. Në një rezolutë të Kuvendit të Bosnjes thuhet se “Më e keqja është se Peter Handke nuk e ka ndryshuar mohimin e tij të së kaluarës”.

Peter Handke ka bërë disa deklarata ku mbështeti publikisht liderin serb, Sllobodan Milosheviç, duke mohuar disa prej masakrave në Kosovë dhe Bosnje.