Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions, Napoli shkarkon Ancelottin

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 08:22 | Futboll
Pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions, Napoli

Fitorja 4 me 0 ndaj Genk dhe kualifikimi për në 16 më të mirat e Champions League nuk mjaftoi për të përmirësuar marrëdhëniet mes klubit të Napolit dhe trajnerit Carlo Ancelotti.

Tekniku u shkarkua menjëherë pas ndeshjes. Ancelotti dhe Presidenti De Laurentis kishin programuar një takim mëngjesin e të mërkurës për të vendosur mbi të ardhmen, por ai ndodhi që pas daljes nga stadiumi, duke vendosur shkëputjen e marrëdhënieve.

Shkak për këtë largim u bënë rezultatet e dobëta që po shoqërojnë të kaltrit në kampionatin italian, si dhe tensionet në trekëndëshin me Presidentin dhe lojtarët, që nuk kanë qenë dakord me disa prej vendimeve të klubit.

Zyrtarizimi i Gennaro Gatusos është çështje orësh, me ish-futbollistin dhe trajnerin e Milanit që do të mbërrijë sot në Napoli, ndërsa prezantimi pritet të bëhet gjatë ditës së enjte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani