Quentin Tarantino elektrizon fansat: Kill Bill 3, në planet e mia – A2

Quentin Tarantino elektrizon fansat: Kill Bill 3, në planet e mia

Regjisori i njohur Quentin Tarantino ka nisur të ushqejë ëndrrat e fansave të tij, pas një interviste televizive, ku foli rreth projektit për një kapitull të tretë të sagës “Kill Bill.”

“Pikërisht një ditë më parë darkova me Uma Thurman, pasi kam një ide se çfarë dua të bëj më Kill Bill”, tha Tarantino.

Ky film mendohet të jetë dhe mbyllja e duhur e karrierës për Quentin Tarantino, gjë të cilën ai e ka deklaruar disa herë.

Regjisori i “Pulp Fiction” tregoi dhe detaje rreth projektit të ri.

“Çështja është se duhet të kuptojmë idenë kryesore ku do të bazohet filmi. Çfarë ndodhi me personazhin kryesor “Nusen”?. Nuk më intereson të tregoj një aventurë qesharake. Ky personazh nuk e meriton. “Nusja” ka luftuar gjatë dhe mundimshëm. Në këto momente kam një ide që mund të jetë interesante, megjithatë nuk do ta nis punën për këtë film menjëherë. Do të duhen të paktën 3 vjet”, u shpreh Tarantino.

Kështu që, nëse do të vendoset që ky projekt të realizohet, do të duhet dhe pak kohë për të parë aventurat e reja të Beatrix Kiddo/Black Mamba. Ndërkohë regjisori tregoi se është duke punuar për një spektakël teatral dhe një seri televizive.