Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

U zhduk një ditë më parë nga radari, gjenden pjesë të avionit kilian

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 22:25 | Bota
U zhduk një ditë më parë nga radari, gjenden pjesë

Zyrtarët kilianë njoftojnë se kanë gjetur në det mbetje që dyshohet t’i përkasin avionit ushtarak C-130, i cili u zhduk nga radarët një ditë më parë ndërsa udhëtonte drejt Antarktidës.

Mjeti fluturues, më i përdoruri nga ushtritë perëndimore për transportin e trupave, sipas informacioneve kishte në bord 38 persona, 17 pjesë e ekuipazhit dhe 21 pasagjerë dhe po transportonte pajisje logjistike.

Anija kiliane “Antarktide Endeavor” gjeti disa pjesë të avionit ndërsa pluskonin në det, rreth 30 km larg pikës ku ai u pa për herë të fundit në radar. Pjesët e gjetura po i nënshtrohen një analize të detajuar dhe ende nuk jepen të dhëna të tjera.

Avioni i njohur ndryshe me nofkën “Hercules” ishte drejtuar drejt një baze kiliane në Antarktidë, ku një pjesë e pasagjerëve ishin teknikë që do të riparonin tubacionet e karburantit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani