Arkeologët kanë zbuluar kohët e fundit një shpellë ku mendohet se janë gjetur pikturat më të vjetra të paraardhësve tanë, e cila daton të paktën 43 mijë e 900 vjet më parë. Shpella ndodhet në Indonezi dhe pikturat antike shfaqin pamje nga gjuetia e kafshëve.
Mesa duket paraardhësit tanë kanë pikturuar figura në muret e shpellave në Indonezi mijëra vjet më parë se në Europë. Në piktura shfaqet një krijesë gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë e njohur si “therianthrop” ndërsa gjuan me heshtë ose litar për derra të egër ose buaj.
Sipas profesorit Adam Brumm, të ekipit të arkeologëve të Universitetit Griffin, që bëri zbulimin, “therianthrop-et” janë krijesa mitologjike, pjesë e pothuajse çdo folklori në shoqërinë modern.
Pikturat e vjetra u gjetën në ishullin indonezian të Sulawezit dhe ekipi përdori një teknologjinë për të zbuluar datën e krijimit të tyre. Mendohet se ato janë më të vjetra se çdo formë tjetër arti antik të zbuluara më parë. Shpella e Artit në Evropë daton rreth 14 mijë deri 21 mijë vjet më parë.