Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zhbllokimi ligjor i PS, Halimi: Nuk më duket zgjidhje racionale

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 13:57 | Politikë
Zhbllokimi ligjor i PS, Halimi: Nuk më duket zgjidhje racionale

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ftuar në studion e Ditari në A2, foli për amendamentet ligjore përmes të cilave mazhoranca synon të krijojë një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

“Duhet bashkëpunim mes Presidentit dhe Parlamentit, Presidentit dhe KED-së, Presidentit dhe Gjykatës së Lartë… një frymë e tillë duhet të funksionojë që të kemi një përmbushje të plotë të detyrave. Parlamenti i mbajti kandidatët e vet deri në ditën e fundit të skadimit të afatit. Pra, ka një qasje të qëllimshme për ta çuar drejt konfliktit. Ky ligj është sforcim jo drejt bashkëpunimit institucional, por e kundërta. Zgjidhje të tilla nuk më duken racionale”, u shpreh Halimi.

Sipas tij, ajo që kryeministri e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

“Një nga problemet e mëdha që prodhoi Reforma në Drejtësi, ishte dhe kontigjenti i gjyqtarëve dhe prokurorëve që ecin me parimin kap ça t’kapësh. Edhe vetë gjyqtarët pranojnë se është një organizatë që vepron më tepër në gjykatat e rretheve, ku vëmendja e mediave nuk është e madhe. Fakti është real, unë e kam thënë edhe vetë përpara se ta thonte kryeministri. Drafti i paraqitur nga qeveria ka probleme serioze, që e ndërlikojnë atë me disa ligje të tjera që do e bënin antikushtetues. Ajo që është më e rëndësishme është përqendrimi i hetimit dhe mbledhjes së masave në një dorë të vetme, që është një zyrë pranë Ministrisë së Brendshme. Kushdo që të jetë ministër i Brendshëm, nuk mund ta ketë këtë pushtet. Nga 42 nene, ky draft ka 21 nene që bien në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Ndoshta do të diskutohet dhe përpunohet më tej”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani