Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Basha me banorët në zonën e Plazhit në Durrës: Neglizhencë kriminale pas 21 shtatorit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 16:09 | Politikë
Basha me banorët në zonën e Plazhit në Durrës:

“Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxori në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë”.

Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha teksa vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Plazhit në Durrës.

“Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore. Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qene me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”. Në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake. Nëse nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre”, tha Basha.

Më tej, kreu demokrat tha se nuk ka asnjë transparencë nga qeveria për situatën pas tërmetit.

“Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje.

Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera s’ka ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete.

Sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende NUK KEMI EVIDENTIMIN E PLOTË të:

•sa banesa janë dëmtuar,

•sa pallate janë shpallur të pabanueshëm,

• sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë,

• sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur.

• cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje.

• cilat janë shkollat e dëmtuara dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato. Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, QEVERIA NUK NDËRMERR ASNJË VEPRIM. VETËM SHOË. VETËM BATUTA. VETËM PËRQESHJE ME FATKEQËSINË. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfrit në Europë”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani