Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Bruksel, aktivistët i “vënë flakën” Këshillit Europian

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 15:26 | Bota

Një grup aktivistësh të organizatës mjedisore me famë ndërkombëtare, Greenpeace, ka protestuar sot në Bruksel duke vënë në jetë një instalacion me të cilin krijonin iluzionin optik se i kishin vënë flakën Pallatit të Këshillit Europian.  

Pankarta me sfond flakë gjigande dhe sloganin “Climate emergency” u afishuan në godinën e rëndësishme të politikës europiane.

https://twitter.com/PaoloGentiloni/status/1205036281325072384

Iniciativa nuk u pengua nga autoritetet europiane, madje nga të parët që shpërndanë pamjet në rrjetet sociale ishte komisari europian për Ekonominë, italiani Paolo Gentiloni.

Këtë javë, liderët europian do të mblidhen për të diskutuar pikërisht termat e Green Deal, një paketë iniciativash që synojnë një zhvillim më të qëndrueshëm në vendet e Bashkimit Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani