Cristiano Ronaldo, sherr me tifozin që donte një “selfie” me dhunë – A2

Cristiano Ronaldo, sherr me tifozin që donte një “selfie” me dhunë

Në fund të ndeshjes Bayer Leverkusen-Juventus, Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një incidenti.

Një tifoz hyri në fushë dhe me vrap e kapi nga qafa portugezin për të bërë një “selfie”, diçka që sulmuesit nuk i pëlqeu aspak.

Tifozin e larguan nga fusha punonjësit e sigurisë, por inati i CR7 nuk u shua pavarësisht se shokët e skuadrës shkuan ta qetësonin me radhë.