Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Do të shënjestrohet korrupsioni në nivele të larta”, Ambasada Amerikane tregon se si do të funksionojë SPAK

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 10:14 | Politikë
“Do të shënjestrohet korrupsioni në nivele të

Ambasada Amerikane, me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka treguar se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë