Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kamerat e sigurisë filmojnë rrëzimin e avionit “Piper”

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 18:08 | Bota

Një avion privat Piper PA-34 është rrëzuar në një rrugë pranë aeroportit në Feniks, Arizona.

Aksidenti ajror u filmua nga kamerat e sigurisë në një biznes aty pranë, ndërsa ngjarja ndodhi rreth 08:00 të ditës së mërkurë, rreth 2.6 kilometra nga pista e aeroportit.

Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti, as piloti, 48 vjeç dhe as pasagjeri, 42 vjeç, nuk pësuan lëndime.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë