Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Krizë e thellë politike, Izraeli sërish në zgjedhje, 3 votime në 1 vit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 18:44 | Bota
Krizë e thellë politike, Izraeli sërish në zgjedhje, 3

Sistemi politik në Izrael është në krizë të thellë. Për herë të tretë në 12 muaj, qytetarët do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, në përpjekje për të nxjerrë vendin nga ky ngërç. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe duke si ‘déjà vu’: të njëjtët kandidatë, me të njëjtat premtime dhe me shumë mundësi do të dalë po i njëjti rezultat.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu kundër rivalit Benny Gantz, ish shef i stafit të ushtrisë. Netanyahu ka dështuar dy herë të formojë një qeveri, ndërsa është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria në tre raste të ndryshme korrupsioni. Por kjo nuk ka lëkundur mbështetjen e qytetarëve për të.

Lideri 70-vjeçar po i përdor akuzat për të fituar pikë duke i cilësuar si një përpjekje e mediave për ta rrëzuar nga pushteti. Një rival brenda partisë e sfidon atë, megjithatë Netanyahu mbetet figura kryesore e së djathtës në Izrael.

Partia Bardh e Blu e Gantz, u krijua zgjedhjet e kaluara dhe arriti të dalë fituese, por pa mundur të krijojë një qeveri. Strategjia e Netanyahut për zgjedhjet është bazuar në mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërsa rivali i tij premton të sjellë ndryshime të mëdha. Votimi i ri do të mbahet me 2 mars të 2020, megjithatë sondazhet tregojnë se nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje për krizën e thellë politike në Izrael. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani