Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas tërmetit, Shijaku si një skenë krimi, banorët ankohen për banesat

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 12:58 | Aktualitet
Pas tërmetit, Shijaku si një skenë krimi, banorët ankohen

Pallate të dëmtuar dhe të rrethuar me shirita, disa të shënuar me kryqin e kuq dhe banorë që përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin nga banesat e tyre është panorama që të shfaqet rrugëve të Shijakut.

Edhe në këtë qytezë, dëmet janë të shumta, jo vetëm për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit, por edhe për faktin që disa prej pasgoditjeve të tërmetit e kanë pasur epiqendrën e tyre në Shijak.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti shkatërrimtar, një pjesë e banorëve janë ende të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, ndërsa kanë probleme edhe me strehimin.

Ata apelojnë që strukturat të vendosin një orë e më parë mbi gjendjen e godinave dhe të japin zgjidhje për mënyrën se si dhe ku do të strehohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë