Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Pezullohen lejet e ndërtimit në 3 qarqe

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 16:16 | Aktualitet

Pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka pezulluar lejet e ndërtimit për Tiranën, Durrësin dhe Lezhën. Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, aktualisht në këto tri bashki mund të bëhet vetëm aplikimi për leje ndërtimi, riparime apo restaurime, raste këto që përfshijnë emergjencat civile.

Tirana dhe Durrësi rezultojnë dy ndër qarqet me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit miratuara gjatë këtij viti. Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit të 2019, në kryeqytet janë dhënë 313 leje ndërtimi, 17% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, në Durrës janë dhënë 129 leje ndërtimit, nga 118 të tilla të miratuara vitin e kaluar. Lezha nga ana tjetër gjithashtu ka shënuar një rritje të numrit të lejeve të miratuara në nëntë muajt e këtij viti duke e çuar shifrën në 50, nga 38 leje të dhëna krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lejet e ndërtimit në të gjithë vendin pësuan bum vitet e fundit, pas moratoriumit 3 vjeçar që qeveria zbatoi në mandatin e parë të saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë