Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Reforma zgjedhore, tërmeti shtyn draftin e opozitës në janar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 18:14 | Politikë
Reforma zgjedhore, tërmeti shtyn draftin e opozitës në janar

Veç dëmeve materiale, tërmeti i 26 nëntorit solli edhe pasoja politike. Shpresat e opozitës për të finalizuar draftin për reformën zgjedhore janë shtyrë me një muaj.

“Situata pas tërmetit i ka pezulluar deri diku, tani rifilloi punë. Ka një grup pune ku të gjitha partitë politike opozitare kanë anëtarët e tyre. Për pika të ndryshme të reformës zgjedhore po punohet dhe së shpejti, nuk besoj se kjo gjë mund të mbarojë brenda këtij viti, por brenda muajit janar opozita do të ketë propozimet e saj për reformën zgjedhore”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.

Kreu i LZHK insiston që reforma mos shtyhet pa fund.

“Nëse zgjedhjet do të bëhen në 2012 unë personalisht nuk do të merresha më me këtë reformë sepse nuk ka asnjë vlerë”, shtoi Dashamir Shehi.

Shehi pohon se deri tani, aleati i madh nuk i ka dëgjuar propozimet e tij, veçanërisht sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Nga kjo pikëpamje, drafti është më shumë në mbrojtje të votës së lirë se sa ka elementë të ndyshimit të sistemit”, tha Shehi.

Duket sikur opozita dhe mazhoranca do të shkojnë drejt një bashkimi drafesh. Basha shprehet i gatshëm për dialog, por jo për shtrëngime duarsh.

Si Basha, mendon edhe Dashamir Shehi edhe kur pyetet për ftesën ndaj opozitës në tryezën e rindërtimit nga tërmeti. Fotografitë nuk i do as Agron Duka, por është i bindur se një rol mund ta luajë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani