Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Konferenca e donatorëve në janar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 18:17 | Aktualitet
Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Konferenca e donatorëve

Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet në janar. Deklarata erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel.

https://a2news.com/2019/12/12/pas-termetit-shijaku-si-nje-skene-krimi-banoret-ankohen-per-banesat/

Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

https://a2news.com/2019/12/11/rama-pret-ambasadoret-solidariteti-pas-termetit-u-misherua-ne-gjuhe-e-flamuj-te-ndryshem/

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani