Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Shqiptarët e Ligurias mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, bashkohet dhe gazetari italian

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 21:19 | Aktualitet
Shqiptarët e Ligurias mbledhin ndihma për të prekurit nga

Shqiptarët nga mbarë bota janë solidarizuar për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të tyre për pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit i cili iu mori jetën 51 personave dhe la mijëra të tjerë pastrehë.

Një aktivitet është organizuar së fundmi nga shqiptarët e Ligurias dhe komuna e Alasios për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe gazetari i “Striscia la notizia”, Luca Galtieri i cili deklaroi se Italia dhe Shqipëria janë bashkë në këtë moment të vështirë që kërkon solidaritet.

“Jemi shumë miq italianë dhe shqiptarë në këtë mbrëmje, të cilët të bashkuar kërkojnë të mbështesin një kauzë që i nderon”, tha Galtieri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani