Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

“Sikur je tapë o burrë i dheut”, sherr në Komisionin e Edukimit mes Lelës dhe deputetëve

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 11:16 | Politikë
“Sikur je tapë o burrë i dheut”, sherr në Komisionin

Paraditen e së enjtes u mblodh Komisioni për Edukimin, ku u diskutua për paketën antishpifje.

Të pranishëm në seancë dëgjimore ishin pedagogët e gazetarisë dhe ata të juridikut, të cilët duhet të jepnin opinionin e tyre për ligjet. Por, seanca mes tyre dhe deputetëve u tensionua.

Mark Marku dhe Alfred Lela u “përplasën” me anëtarët e komisionit. Në momentin që mori fjalën Alfred Lela, njëri nga deputetët ndërhyri, duke shkaktuar reagimin e tij.

“Sikur je tapë o burrë i dheut”, tha Lela, ndërsa menjëherë deputeti Halit Valteri iu kthye duke i thënë Lelës se nuk mund t’i drejtohet me ato fjalë asnjërit prej deputetëve.

“Po çfarë deputeti je ti? Me gjithë mend e ke? E di veten deputet ti?”, ishte përgjigjja e Lelës.

Më herët, mes ish-deputetit Mark Marku dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro pati një tjetër përplasje që solli largimin e saj nga mbledhja. Ashtu si shoqatat e gazetarëve, edhe pedagogët kërkuan tërheqjen e paketës.

Mark Marku u shpreh: “KÇK u realizua në ligj, “kazani” po konkretizohet në ligj. Jemi në diktaturë. Mediat tradicionale kontrollohen nëpërmjet blerjes, të rejat e kanë të pamundur t’i kontrollojë të gjitha qeveria. Po e tenton me këtë ligj. Milva (Ekonomi), pse nuk nxehesh kur të fyen dhe kryeministri jot, të trajton si qen? Pak dinjitet. Të na thoni faleminderit që ju kemi ardhur. Ky është turp i madh. I kërkoj falje publikut që kam ardhur këtu se kam frikë se po bëhemi pjesë të farsës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë