Sportistët më të paguar të vitit në 30 vitet e fundit – A2

Sportistët më të paguar të vitit në 30 vitet e fundit

Jemi në fund të dekadës dhe ka ardhur momenti që t’i hedhim një sy sportistëve më të paguar të vitit në 30 vitet e fundit.

Mesi i viteve ’90 është dominuar nga basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ndërsa në vitet 2000 ishte radha e golfistit Tiger Woods që të dominonte renditjen vjetore të sportistëve më të paguar.

Në kohët moderne, boksieri Floyd Mayweather dhe futbollistët Cristiano Ronaldo e Leo Messi janë ata që kanë “mbushur arkat” më shumë se kolegët e tyre.