Tifozët e PSG dhe Galatasaray i vënë flakën Parisit – A2

Tifozët e PSG dhe Galatasaray i vënë flakën Parisit

Ndeshja e të mërkurës mes Paris SG dhe Galatasaray në kryeqytetin francez u parapri nga përleshje të dhunshme mes tifozëve të të dy skuadrave,

Tifozët francezë dhe ata turq hodhën karrige drejt njëri-tjetrit, ndërsa nuk munguan edhe përleshjet fizike, me një tifoz të PSG që përfundoi i zhveshur plotësisht pasi u rrah nga kundërshtarët. Sipas “Le Parisien” një person ka mbetur i lënduar rëndë në kokë, ndërsa në total besohet se 100 tifozë u përfshinë në përleshjet në rrugë.