Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Veshja më e papërshtatshme për të shkuar në gjyq

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 17:37 | Showbiz

Reperja e famshme Cardi B i ka habitur të gjithë me veshjen e saj në një seancë gjyqsorë në Neë York, ku këngëtarja kishte shkuar për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj saj për sulm në një lokal.

E ndërsa të gjithë prisnin që të shihni një Cardi B të mërzitur që shfaqej përball trupi gjykues me një veshje më të përshtatshme për këto vende, këngëtarja zgjodhi të ishte ekstravagante në maksimum, madje ngjasonte sikur ishte pjesë e ndonjë sfilate mode.

Cardi B doli para gjykatës pasi dy motra, punonjëse në një lokal striptizmi kishin ngritur akuza se ishin sulmuar nga këngëtarja në dy raste të ndryshme. Sipas dëshmive, reperja 27-vjeçare pasi i qëlloi me shishe motrat, urdhëroi miqtë e saj që t’i sulmonin ato.

A2 CNN Livestream

Dita jonë