Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Zjarri përfshin aeroplanmbajtësen e vetme ruse, zhduket në flakë kapiteni

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 22:00 | Bota

Aeroplanmbajtësja e vetme ruse, “Admiral Kuznetsov” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjten duke lënë 11 persona të lënduar dhe mungesën në apel të kapitenit të saj.

Zjarri ra ndërsa në aeroplanmbajtëse po kryheshin disa riparime në portin e Musmanskut në Arktik dhe flakët u përhapën me shpejtësi. Ekipet e emergjencës punuan për orë të tëra përpara se flakët të viheshin nën kontroll.

Shërbimet e emergjencës raportojnë se 10 persona po marrin trajtim mjekësor, për shkak të plagëve të shkaktuara nga zjarri, ndërsa nuk dihet fati i kapitenit Viktor Izmailov.

Dëmet mendohen të jenë tepër të mëdha në aeroplanmbajtësen që është përfshirë dhe nga avari të tjera që nga viti 1985 që ajo ka dalë në det.

A2 CNN Livestream

Dita jonë