Sondazh: Çfarë ju bën të lumtur?
  • Arritjet personale 0%
  • Marrëdhëniet me të tjerët 0%
  • Paqja shpirtërore 0%
  • Paratë 0%

Arben Ahmetaj emërohet ministër Shteti për Rindërtimin, e dekreton edhe Meta

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 13:01 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka propozuar kreun e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetajn, si ministër Shteti për Rindërtimin.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në Twitter, thotë se “duhet një vend i posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave për të koordinuar institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare” pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave ,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkroi kryeministri në rrjetin social.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, konfirmoi përgjigjen pozitive ndaj propozimit: "Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin".

Më pas, Meta e dekretoj Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtimin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli