Basha i pandehur, zgjidhet gjyqtari që do vendosë “fatin” e dosjes – A2

Basha i pandehur, zgjidhet gjyqtari që do vendosë “fatin” e dosjes

Një ditë pasi mbërriti në Gjykatë, dosja penale në ngarkim të kreut të opozitës Lulzim Basha është hedhur në short për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.

Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Lazeër Sallaku si togën e zezë që do të vlerësojë nëse hetimi është kryer i plotë, nëse duhet pushuar, apo nëse dosja do të dërgohet për gjykim.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri, Ilir Dervishi, akuzohen për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.