Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 08:45 | Bota
Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani

Konservatorët e Boris Johnson janë fituesit e shumicës në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ende nuk ka mbaruar procesi.

Sipas “exit poll”-eve, Konservatorët do të marrin 368 vende nga 650 të tilla në Dhomën e Komuneve, duke i dhënë mundësinë kryeministrit aktual të çojë përpara premtimin për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Laburistët e Jeremy Corbyn, ndërkohë që njohën humbjen, ia faturuan atë liderit të tyre, i cili njoftoi se do të japë dorëheqjen.

Britania pritet të lërë Bashkimin Evropian më 31 janar, pavarësisht se kryeministri është shprehur i gatshëm ta përmbyllë procesin para ndërrimit të viteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani