Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Fitoi Champions dhe po “vrapon” drejt titullit kampion në Angli, Klopp zgjat kontratën me Liverpool

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 13:08 | Futboll
Fitoi Champions dhe po “vrapon” drejt titullit kampion në

Jurgen Klopp ka zgjatur kontratën e tij me Liverpool deri në vitin 2024.

Trajneri i “Të Kuqve” e dha lajmin nëpërmjet një videoje në profilin zyrtar të klubit në Twitter.

“Vendosëm që të vijojmë punën që kemi nisur. Kemi arritur marrëveshjen deri në vitin 2024. Ky është lajm i mirë për disa, jo dhe aq i mirë për të tjerë. Ata që nuk e pëlqejnë këtë lajm, të ndërrojnë kanal. Për ata që e pëlqejnë, ja arsyet e kontratës së re: Na pëlqen shumë vendi. Është një klub i mrekullueshëm, ndihemi si në shtëpinë tonë dhe kemi mirëkuptim me shumicën e njerëzve. Negociatat nuk ishin aspak të vështira”, tha Klopp.

Trajneri gjerman u bashkua me Liverpool në vitin 2015, pasi fitoi dy tituj kampion në Gjermani me Borussia Dortmund. Në krye të ekipit anglez, Klopp ka luajtur dy finale radhazi të Champions League, duke fituar një prej tyre, ndërkohë që këtë sezon janë favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në Angli, që i mungon prej 30 vitesh kësaj skuadre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani