Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Marrëveshja me LDK, Kurti: Shpresoj para konstituimit. Ndërkohë regjistrohet si deputet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 13:04 | Kosova
Marrëveshja me LDK, Kurti: Shpresoj para konstituimit. Ndërkohë

Regjistrimin si deputet e zyrtarizoi, edhe pse Albin Kurti ka bërë me dije se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se po punohet pa pushim që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Dakordësia finale ende nuk është arritur, dhe për këtë po zhvillohen thuajse çdo ditë takime mes palëve. Por Kurti shpreson që marrëveshja të arrihet para konstituimit të legjislaturës së shtatë të kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, negociatat mes LDK-së dhe Vetëvendosjes duket se kanë ngecur tek posti i presidentit.

https://a2news.com/2019/12/12/marreveshja-per-qeverisje-ldk-kerkon-garanci-nga-vetevendosje-per-presidentin/

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa kërkon qartësi për këtë temë, në mënyrë që mos të bëhet shkas për rrëzimin e koalicionit qeverisës pas dy vitesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë