Rezultati në Britani, BE dhe Trump përgëzojnë konservatorët për fitoren

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 190924120356 09 unga 0924 johnson trump 1100x620

Pas shpalljes së rezultatit, liderë dhe shtete të ndryshëm kanë përgëzuar partinë Konservatore për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare. Bashkimi Europian shpreson për një aprovim të shpejtë të ujdisë për Brexit në Dhomën e Komunëve. Një urim mjaft i ngrohtë për kryeministrin Boris Johnson ka ardhur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të arrijnë një marrëveshje tregtare masive pas Brexit”, shkruan ai në Twitter.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se Brukseli është gati të negociojë një marrëveshje për tregtinë e lirë me Londrën dhe për këtë kërkoi që palët të punojnë në mirëbesim.