Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Vishet si e ëma për të kaluar provimin e saj të patentës, arrestohet 43-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 11:54 | Lifestyle

Një 43-vjeçar brazilian është arrestuar pasi u vesh si nëna e tij për të marrë provimin e saj të patentës.

Heitor Schiave mendoi se kjo ishte mënyra më e mirë që e ëma e tij të kalonte provimin, pasi ajo kishte dështuar në tre herët e mëparshme.

43-vjeçari vendosi që të shkonte në vend të nënës në provim dhe për këtë veshi një bluzë me lule, leu thonjtë me të kuqe, bëri tualet dhe vendosi parruke.

Por, instruktorja ishte ajo që kuptoi gjithçka dhe njoftoi policinë.

Mekaniku 43-vjeçar u arrestua në autoshkollë për mashtrim dhe keqpërdorim të identitetit të dikujt tjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani