Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arrestimet pas tërmetit, reagon Paloka: Rama e nxori Gjushin sërish “akullore”!

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2019, 14:16 | Politikë
Arrestimet pas tërmetit, reagon Paloka: Rama e nxori Gjushin sërish

Pas valës së shoqërimeve dhe arrestimeve pas tërmetit tragjik në Durrës, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cili thekson se Rama e nxori edhe njëherë tjetër të pafshjshëm ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Sipas drejtuesve të Policisë dhe Prokurorisë në Durrës; pas “një pune intensive, dy javore” u gjendën dhe “fajtorët” e katastrofës. Plot 17 urdhër-ndalime. “Fajtorët” rezultojnë disa inspektorë lagjesh, ndonjë “ndërtues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjtë e pallateve! Gjushit nuk i del emri kurrëkund!!! Në Durrës e di dhe qytetari më i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situatë, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qenë i implikuar direkt, me firmën e tij “3D” , në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara. Këtë fakt e kanë denoncuar dhe këto ditë me dhjetëra qytetarë durrsakë. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmës së tij, Gjushi edhe ndërtonte me firmën e tij !

https://a2news.com/2019/12/14/hetimet-pas-termetit-9-te-arrestuar-dhe-8-ne-kerkim-nga-policia-e-durresit/

Më tej, Paloka shkruan se Vangjush Dako e ka paguar imunitetin e tij. “Gjushi ka mbrojtjen direkte të Ramës, i cili gjatë gjithë kësaj kohe po kujdeset personalisht që mos preken përgjegjësit e vërtetë, po si në gjithë rastet e tjera, të mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga radhët e ushtarëve. Rama po kërkon ta nxjerrë dhe një herë Gjushin “akullore” dhe kjo bën sens. Gjushin deri dje në Durrës e quanin “Bankomati i Rames” ! Në fakt, tanimë është me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin më të parë të fjalës) imunitetin e tij, prandaj në vend që të ishte në qeli, është rikthyer me urdhër të Ramës në zyrën e bashkisë për të rregulluar “ATO LETRAT””, mbyllet postimi i Palokës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu