Barcelona gabon para “El Classico”, Real mund të shkojë si kryesues në “Camp Nou” – A2

Barcelona gabon para “El Classico”, Real mund të shkojë si kryesues në “Camp Nou”

Barcelona u ndal në barazim 2-2 në San Sebastian kundër Real Sociedad, duke i dhënë një mundësi Real Madrid-it që ta kalojë në renditje para “El Classico”, nëse fiton të dielën kundër Valencia-s.

Vendasit kaluan në epërsi që në të 12’, me Oyrazabal, por në fillim Griezmann dhe më pas Suarez përmbysën rezultatin, duke dhënë përshtypjen që katalanasit po i drejtoheshin një tjetër fitoreje në kampionat. Por në të 62’, Isak i Sociedad përfitoi nga një grushtim i gabuar i Ter Stegen, dhe nga fare pranë dërgoi topin në rrjetë, për të barazuar shifrat.

Barcelona ruan vendin e parë me 35 pikë, por ka vetëm 1 pikë më shumë se sa Real Madrid, që nëse arrin të fitojë në fushën e Valencia-s do të shkonte si kryesues në supersfidën e të mërkurës në “Camp Nou”.