Fundjavë shkarkimesh në Superiore, ikën edhe Bledi Shkëmbi

80000120 10157788011399462 2802298863073886208 n 600x338

Edhe pse ishte ankuar për padrejtësi nga arbitri, humbja 4-0 kundër Kukësit, që e zbriti Teutën në zonën “e ftohtë” të renditjes së Kategorisë Superiore, duket se nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit durrsak, të cilët kanë marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi.

“Falënderojmë trajnerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, shkruhet në një postim të shkurtër në Facebook në faqen zyrtare të klubit.

Këtë sezon, në drejtimin e Shkëmbit, Teuta ka arritur 5 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.