Kukësi mund thellë Teutën dhe merr kreun, Vllaznia fiton në Korçë – A2

Kukësi mund thellë Teutën dhe merr kreun, Vllaznia fiton në Korçë

Kukësi përfitoi në maksimum nga humbja e Partizanit në derbi, duke marrë kreun e renditjes pas fitores 4-0 kundër Teutës këtë të shtunë. Vasil Shkurtaj dy herë me penallti dhe golat e Kristal Abazajt dhe Ethemit, i dhanë tri pikët skuadrës kuksiane, që u ngjit në kuotën e 27 pikëve.

Fitore të rëndësishme mori edhe Vllaznia, e cila u imponua në Korçë për 1-0, edhe pse e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Në ndeshjet e tjera, Flamurtari ndali Bylisin në një barazim 2-2, ndërsa Laçi shkatërroi 4-0 Luftëtarin, duke u ngjitur në vend të dytë, me pikë të barabarta me Partizanin.