Një ditë pas humbjes në derbi, Partizani shkarkon trajnerin – A2

Një ditë pas humbjes në derbi, Partizani shkarkon trajnerin

Duket se humbja në derbin me Tiranën ka qenë vendimtare për trajnerin e Partizanit Franco Lerda, i cili është shkarkuar nga detyra.

Përmes një njoftimi të shkurtër, Partizani njoftoi se “Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franco Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”.

I emëruar në postin e trajnerit gjatë verës, pas largimit të Skënder Gegës, me të cilin Partizani doli kampion, Lerda drejtoi klubin kualifikueset e Champions League kundër Qarabag, por nuk mbylli dot gjysmën e parë të sezonit, ku pas 15 ndeshjesh, “të kuqtë” arritën vetëm 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.