Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rashica realizon një perlë në ndeshjen kundër Bayern

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2019, 16:27 | Futboll

Milot Rashica u bë protagonist për Werder Bremen në sfidën kundër Bayern Munchen, pasi shënoi një gol fantastik duke kaluar në epërsi skuadrën e tij në “Allianz Arena”. Edhe pse Bayern arriti ta kthente rezultatin që brenda pjesës së parë, falë golave të Coutinho dhe Lewandowski, goli i sulmuesit të Kosovës mund të konsiderohet një perlë.

Pasi arrin të marrë topin që në mesfushë, Rashica depërton me shpejtësi drejt portës së Neuer, duke dribluar mjeshtërisht Jerome Boateng e për të shtangur Manuel Neuer me një gjuajtje të fortë dhe të saktë, që ishte edhe goli i 8 personal për të këtë sezon në kampionatin gjerman.

A2 CNN Livestream

Dita jonë